Twitter i thotë “po” Elon Musk. Bordi i drejtorëve të kompanisë Twitter pranoi ofertën e pronarit të Teslas për një marrëveshje totale prej 44 miliardë dollarësh. Pas përfundimit të transaksionit, Twitter do të bëhet një kompani private tërësisht në pronësi të numrit një të SpaceX.
Musk, i cili bëri ofertën shokuese më pak se dy javë më parë, tha se Tëitter kishte potencial të jashtëzakonshëm.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një sërë ndryshimesh nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive të rreme.
“Dua të përmirësoj Twitter-in me veçori të reja duke i bërë algoritmet me burim të hapur për të rritur besimin, duke mposhtur bot spam dhe duke vërtetuar të gjithë përdoruesit. Platforma ka potencial të madh dhe mezi pres të punoj me kompaninë dhe komunitetin e përdoruesve për të zhbllokuar atë potencial”, tha Elon Musk..
Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionarëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.
“Fjala e lirë është themeli i një demokracie të shëndetshme dhe Twitter është sheshi digjital i qytetit ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit”, tha Musk.
Musk është personi më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilin ai e drejton. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.