Elegancë, luks dhe shpejtësi… të gjitha këto i ofron Aston Martin DB12 Volante, versioni pa “çati” i DB12 Coupe, që u prezantua vetëm pak muaj më parë nga piloti i Formula 1, Fernando Alonso.
Motori i kësaj makine ka 680 kuaj fuqi, që do ta bëjnë mjetin të “fluturojë” me 325 km/h, ndërkohë që nga 0 në 100 km/h do të arrijë për 3,7 sekonda.