Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Joe Biden ka dal sërish kundër vendimit të Twitterit, që numri i ndjekësve, miliona, në

llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në këtë rrjet social, të kthehet në zero, pasi që Administrata amerikanë të ndërrojë shefin, ka shkruar të mërkurën CNN.

Vendimi i Twitterit është ndryshe nga ai i katër viteve më parë, kur presidentit në largim, Donald Trump iu dorëzuan llogaritë @POTUS dhe @WhiteHouse, secila me nga rreth 13 milionë ndjekës, nga Administrata Obama.

Gati katër vjet më vonë, llogaritë @POTUS dhe @WhiteHouse kanë përkatësisht 33.2 milionë dhe 26 milionë ndjekës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trumpi, një zë i fuqishëm në Tëiiter, do të mbajë kontrollin e llogarisë së tij personale @realDonaldTrump, me 88.5 milionë ndjekës në këtë platformë.

“Në vitin 2016, administratori i llogarive të Trumpit trashëgoi të gjithë ndjekësit e presidentit Obama në Twitter në @POTUS dhe @WhiteHouse”, shkroi të martën zyrtari i tranzicionit i Biden, Rob Flaherty. “Në vitin 2020, Twitteri na ka informuar se tash administrata e Bidenit do të duhet të fillojë nga e para”.

Gjithsesi Twitteri nuk do të lë në lloç Bidenin në këtë aspekt.

Zëdhënësi i Twitterit, Mick Pacilio, tha se llogaria @WhiteHouse do të arkivohet dhe se ndjekësit do të njoftohen se mund të ndjekin tash e tutje një llogari të re, që përfaqëson administratën Biden.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për shembull, njerëzit që ndjekin @WhiteHouse do të njoftohen se llogaria është arkivuar si @WhiteHouse45 dhe do t’u jepet mundësia të ndjekin llogarinë e re @WhiteHouse”, ka thënë Pacilio.

Pacilio nuk dha një arsye pse nuk është vepruar njëjtë si katër vite më parë.