E frymëzuar nga Ferrari, me motor Mercedes dhe me pjesë nga Porsche. Del në ankand makina “njëbrirësh”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E frymëzuar nga Ferrari, me motor Mercedes dhe me pjesë nga Porsche. Del në ankand makina “njëbrirësh”

Në historinë e automobilëve, kur një makinë quhet “njëbrirësh”, ka dy mundësi: ose është shumë e rrallë ose është prodhuar në vetëm një njësi.

“Isdera Commendatore 112i” i përket kategorisë së dytë dhe në shkurt të vitit të ardhshëm, i vetmi ekzemplar i saj do të dalë në ankand. E prodhuar në vitin 1993 në nder të Enzo Ferrarit, kjo makinë ka motorin e Mercedes-Benz dhe pjesë nga Porsche.

Isdera u themelua në vitin 1982 nga inxhinieri gjerman Eberhard Schulz, i cili punonte për Porsche. Ky supermjet u bë edhe më i famshëm kur u përfshi në video-lojën “Need for Speed II” të vitit 1997.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy