Tregu i makinave elektrike dhe hibride po lulëzon në Bashkimin Europian, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), duke ia atribuar këtë rezultat stimujve qeveritarë për modele të reja me emetime të ulëta ose zero.
”Rreth 570 000 automjete elektrike dhe hibride u shitën në nëntë muajt e parë të vitit 2020, me 122% më shumë se një vit më parë”, theksoi ACEA.
Tre tregjet më të mëdha kombëtare për makinat elektrike dhe hibride ishin Gjermania, Franca dhe Suedia, me shitje përkatësisht 204 500, 111 000 dhe 56 500 njësi.
Gjatë së njëjtës periudhë, shitjet e makinave me benzinë ranë me më shumë se 38%, në 3,5 milionë njësi dhe shitjet e makinave me naftë ranë me 35%, në 2 milionë njësi.
ACEA tha se rreth 75% e makinave të shitura në BE në tremujorin e tretë të vitit 2020 ishin benzinë ose naftë, nga 88,6% në të njëjtin tremujor të 2019.