Deshën apo jo përdoruesit, Facebooku ndryshon dizajnin në shtator

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrjeti i madh social Facebook kishte nisur në pranverën e vitit 2020 një përditësim në dizajn të faqes, por deri tash u kishte lejuar përdoruesve opsionin e rikthimit në ndërfaqen e vjetër. Megjithatë, nga shtatori ky opsion do të zhduket, deshën apo jo përdoruesit e rrjetit social.

Dizajni i ri i Facebookut ngjan në ndërfaqen e rrjetit tjetër social Twitter, si dhe ka më shumë seksione e tabela të ndryshme për grupe, video e të tjera.

Në ditët e fundit, ky rrjet social ka nisur t’i alarmojë përdoruesit për ndryshimin e detyrueshëm të dizajnit përmes një njoftimi që thotë se “përvoja e vjetër në Facebook më s’do të jetë në dispozicion duke nisur në shtator”.

Ajo përcillet nga një pyetësor i shkurtër që pyet përdoruesit nëse e duan versionin klasik për shkak të ndonjë veçorie që mungon te versioni i përditësuar.

Advertisement

Edhe Facebooku me versionin e ri ka ofruar ngjyrën e zezë në prapavijë.

Dizajni ishte prezantuar vitin e shkuar në konferencën e përvitshme F8, para se të niste qarkullimin në mars 2020.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy