Një aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale mund të identifikojë personat në rrezik infektimi nga Sars-Cov-2, edhe nëse është asimptomatik, duke u bazuar në të dhënat GPS të smartphone-ve.
Sistemi është zhvilluar nga Universiteti i Hamburgut dhe kompania private “Synergies Intelligent Systems” dhe përshkruhet në revistën “Raportet Shkencore”.
Sipas krijuesve të tij, ky aplikacion mund të zvogëlojë numrin e perosnave në karantinë me 94%.
Algoritmi integron lëvizjet e personit me ato të “botës reale” nëpërmjet transaksioneve elektronike të imazheve të kamerës, për të vlerësuar se sa kohë dhe në sa raste një person ka qenë afër një tjetri.
Sistemi i etiketon personat duke u bazuar në statusin e sëmundjes, si “i ndjeshëm”, “karantinë”, “i ekspozuar”, “i infektuar”, “i shtruar në spital” dhe “i kuruar”, si edhe mund të plotësohet me informacione personale, të tilla si zakoni i mbajtjes së maskës ose larja e duarve.
“Duke filluar nga këto etiketime, ne përdorim modelin tonë ndërveprues për të kuptuar se çfarë mund t’i ndodhë një personi dhe atyre përreth tij”, shpjegon Shangching Liu, një nga autorët.