CEO i Twitter, Jack Dorsey, ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i kriptomonedhës më të famshme, Bitcoin.

Gjatë një takimi online ku merrte pjesë edhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, Dorsey tha se shpresonte që Bitcoin të sillte paqen në botë.

“Shpresa ime është që të krijojë paqen dhe të ndihmojë në krijimin e paqes në botë”, tha ai.

Ai shpjegoi se sistemi monetar që është në fuqi tani tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha në botë dhe Bitcoin mund të zgjidhë më mirë pabarazitë financiare, larg mbikëqyrjes se qeverive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mund të duket qesharake, por nëse rregullon këtë nivel themeltar, gjithçka tjetër përmirësohet në mënyrë dramatike”, shtoi Dorsey.

Por Musk, i cili së fundmi ka hequr Bitcoin nga mënyrat e pagesës për makinat Tesla, e pyeti Dorsey-n nëse do të pranonte kriptomonedhën si formë pagese për publicitet në platformën e tij, Twitter.

Dorsey e shmangu përgjigjen dhe tha se për momentin ishte i përqendruar te krijimi i incentivave ekonomike për platformën në mënyrë që të mos ketë nevojë që të tjerët të bëjnë publicitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";