ByteDance ka njoftuar se njësiti i saj i video-lojërave Nuverse është pajtuar të blejë Mooton Technology me seli në Shanghai, pasi synon të zgjerojë edhe më tepër biznesin e video-lojërave, raporton mediumet e huaja.
Blerja e kësaj studio të video-lojërave vjen ndërsa ByteDance, pronare e TikTokut dhe platformës së ngjashme kineze për video të shkurtra Douyin, ka bërë hapa të dukshëm në biznesin e video-lojërave, duke u futur në konkurrencë direkte me rivalin kinez Tencent.
“Moonton ofron përkrahje strategjike për të ngritur Nuversen në nivel botëror”, ka thënë ByteDance në një deklaratë.
Advertisement