Boygues do t’i zëvendësojë 3000 antena të ndërtuara nga Huawei, në Francë deri 2028, pas vendimit nga autoritetet e vendit, që t’i largojnë pajisjet e bëra nga kompania kineze, nga rajonet e mbipopulluara, tha Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Bouygues-it, të enjten.
SHBA thotë se pajisjet e Huawei-t mund të përdoren nga Kina për spiunim, një akuzë që kompanitë e mohuan, por kjo bëri që të kompania të kufizohej nga shumë aleatë Washingtonit, raporton Reuters.
Autoritetet Franceze i kanë thënë operatorëve telefonik, që po planifikojnë ta blejnë pajisjen 5G të Huawai-t, se nuk do të mund ta marrin licencën nëse i kalon afati, që është një fazë efektive e largimit të grupit kinez nga rrjetet telefonike deri në vitin 2028.
“Një numër i faqeve gradualisht do të mbyllen”, tha shefi ekzekutiv Olivier Roussat, duke shtuar se ishin 3000 faqe me pajisje të Huawei-t”
“Kjo procedurë do të vazhdojë në një periudhë 8-vjeçare, me një ndikim të vogël në rezultatet tona operative”, tha Roussat.
Ai tha se vargu telefonave të Huawei, gjithashtu është ndalur në qytetet Brest, Strasbourg, Toulouse dhe Rennes. Pajisjet telefonike të prodhuara nga firma kineze, nuk mund të përdoren as në Paris.