Gjiganti gjerman i makinave BMW ka prezantuar në Mynih prototipin e makinës së parë 100% të riciklueshme, ashtu siç pretendohet të kthehen makinat e kësaj kompanie deri në vitin 2040.
“iVision Circular”, plotësisht elektrike, dhe me emetim zero, sipas kompanisë ka një nivel të lartë qendrueshmërie dhe luksoze.
Aktualisht, BMW prodhon automjete me materiale gati 30% të riciklueshme, të cilat do të shkojnë shumë shpejt në 50% dhe plani është që deri në vitin 2040, automjetet e kësaj kompanie të jenë 100% me materiale të riciklueshme.
“BMW iVision Circular, me katër vendesh, është një makinë e së ardhmes, krejtësisht elektrike e fokusuar në qendrueshmëri dhe luks”, thanë përfaqësuesit e kompanisë gjermane në Mynih.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";