Është një nga aplikacionet më të përdorura të mediave sociale në të gjithë botën, por Instagram-i ka pësuar sërish probleme, duke u bllokuar për shumë përdorues në të gjithë botën.
Sipas “Downdetector”, e cila monitoron rrjetet sociale, problemet kanë nisur rreth orës 15:10 të së martës.
60 përqind e personave kanë thënë se nuk i shfaqeshin postimet, ndërsa 22 përqind pretendonin se nuk futeshin dot në llogarinë e tyre.
Deri tani, ende nuk ka një reagim nga Instagrami për këto probleme. Shumë përdorues të prekur nga problemet kanë gjetur Twitter-in si vendin për të shfaqur irritimin e tyre.
Advertisement