Të blesh një Ferrari dhe ta përdorësh shumë pak, është diçka më e zakonshme sesa mund të mendoni. Ata që e blejnë kanë edhe makina të tjera, që janë më praktike në përditshmëri.
Por, rasti që do ju tregojmë është shumë i rrallë. Një koleksionist në Hong-Kong, i cili bleu një Ferrari F430 Scuderia në vitin 2009, nuk e ka përdorur kurrë këtë “xhevahir” të markës italiane dhe tashmë e ka nxjerrë në ankand.
Ai e futi në garazh, në temperaturë dhe lagështi optimale, dhe e la aty, pa e nxjerrë kurrë në rrugë përgjatë 14 viteve. Tani, në ankand, pritet të shitet për 170 mijë deri në 200 mijë euro. E re, kjo makinë Ferrari F430 Scuderia ka kushtuar mbi 220 000 euro, kështu që nuk mund të flasim për fitim të pronarit aktual.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";