Platformat e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp, kanë rënë këtë të hënë së funksionuari duke krijuar vështirësi për miliona përdorues.
Probleme raportohen në të gjithë botën, e po ashtu edhe për përdoruesit në Shqipëri.
Përdoruesit kanë hasur vështirësi në postime apo lundrim, duke e pasur të pamundur të futen në adresat e tyre personale.
Nuk dihet ende arsyeja për këtë problem, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Advertisement