Bitcoini e ka kaluar barrierën e 20 mijë dollarëshit për herë të parë të mërkurën, pas rritjes së interesimit institucional dhe të korporatave, njofton agjencia Reuters.

Një Bitcoin ka arritur vlerën e 20.800 dollarë sot, duke e kaluar shifrën e 20.675 dollarëve që kishte qenë më herët.

Është rritur për më tepër se 170 për qind këtë vit.

Monedhat më të vogla si Etherumi e Ripple (XRP), që shpesh lëvizin në tandem me Bitcoinin, janë rritur për 5.4 për qind përkatësisht 8.1 për qind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shumë nga klientët tanë kanë pritur që të kalojë shifrën e 20 mijë dollarëve një Bitcoin duke marrë parasysh lajmet e fundit nga lojtarët e mëdhenj institucional si SGX dhe MassMutual që haptazi kanë reklamuar Bitcoinin”, ka thënë Scott Freeman, bashkëthemues i firmës së tregtisë JST Capital.