
Kryptovaluta më e njohur në botë, Bitcoin, të mërkurën në mëngjes ka shënuar rritje rekorde, duke kapur shifrën e 28 mijë e 599 dollarëve.
Kjo nënkupton një rritje prej 295 për qind vetëm në vitin 2020.
Kryptovaluta më e famshme rekordin e shkuar e kishte me 28 mijë e 349 dollarë.
BTC-ja ka kaluar shifrën e 20 mijë dollarëshit më 16 dhjetor.
Advertisement