Pas një periudhe rënieje dhe konsolidimi që nga mesi i muajit shkurt, kriptovaluta Bitcoin ka shpërthyer të shtunën drejt shifrave rekorde.
Në një lëvizje që ka nisur në mëngjes, një Bitcoin arriti vlerën e pak mbi 60 mijë dollarëve.
Lëvizja thyen rekordin e mëhershëm të vënë më 21 shkurt, kur ishte 58 mijë e 330 dollarë.
Nga ajo kohë, BTC-ja ra deri në 43 mijë dollarë duke shkaktuar paqartësi në tregun e përgjithshëm.
Advertisement
Rritja vjen dy ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi pakon masive stimuluese të COVID-19 për ndihmë qytetarëve duke ua dhënë nga 1400 dollarë secilit.