”Bentley” po shkon drejt një identiteti të gjelbër. Dhe këtu, lajmi i madh është evolucioni i sektorit të automobilave në kuptimin e tij më të gjerë, sipas motori.it.
Deri në vitin 2030, ”Bentley” do të prodhojë modele ekskluzivisht me energji elektrike. Kjo do të thotë që formacioni aktual i motorëve është i destinuar t’ia lerë vendin shtytjes me “shkarkime zero”. Afati i treguar nga ”Bentley” është, në fakt, afatgjatë, 10 vjet duke filluar që tani.
Por, si do të arrihet deri atje?
Deri në vitin 2023, një variant hibrid për secilin model.
Advertisement
Në vitin 2025 debutimi i parë ”Bentley” me energji elektrike.
Deri në vitin 2026, diapazoni ”Bentley” do të përqendrohet vetëm në modelet hibride dhe plug-in hibride.