Banka Qendrore Europiane (BQE) po përgatitet për emetimin e një euroje digjitale duke intensifikuar aktivitetet në këtë drejtim edhe nëse Këshilli Drejtues nuk ka marrë ende një vendim dhe do të hapë një konsultim publik në 12 tetor për të diskutuar me qytetarët, botën akademike, autoritetet financiare dhe publike.
BQE botoi një raport të thelluar mbi çështjen e mundshme të një euroje digjitale e cila do të plotësonte paratë, pa i zëvendësuar ato, dhe eurosistemi do të vazhdojë të lëshojë para në çdo rast.
Për presidenten e BQE, Christine Lagarde, siç transmeton ATSH raportimet, “qytetarët europianë po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë dixhitale në shpenzimet e tyre, duke kursyer dhe duke investuar. Roli ynë është të ruajmë besimin në monedhën, duke siguruar gjithashtu që euro është e gatshme të përballet me epokën digjitale. Ne duhet të jemi të përgatitur deri në lëshimin e një euroje digjitale nëse është e nevojshme”.
“Futja e një euroje digjitale do të mbështeste drejtimin e Europës drejt inovacionit të vazhdueshëm, gjithashtu duke kontribuar në sovranitetin e saj financiar dhe forcimin e rolit ndërkombëtar të euros, theksoi Fabio Panetta, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane/ANSA.