Ushtarët dhe robotët nën armë mund të duket një skenë nga një film fantastiko-shkencorë, por testimi i mjeteve me inteligjencë artificiale po shtohet nga viti në vit më synimin e qartë, një ushtri më e fortë pa humbje në njerëz.
Risia më e fundit vjen nga ushtria australiane, e cila ka testuar së fundmi një qen robot vrasës, i cili funksionon me anë të mendjes njerëzore, falë 8 sensorëve të instaluara mirë në helmetën e ushtarit që e kontrollon.
Inovacioni përmban një transmetues që përkthen sinjalet e trurit të një ushtari në udhëzime të shpjegueshme që i dërgohen katërkëmbëshit robotik, duke i lejuar njerëzit të qëndrojnë në prapavijë.
Videoja më e fundit tregon personelin ushtarak duke kryer një mision patrullimi dhe spastrimi duke përdorur qenin robot, i cili e realizoi atë me një saktësi 94 për qind duke u kthyer në këtë mënyrë në makthin e çdo ushtari.
Sistemi u zhvillua nga Universiteti i Teknologjisë në Sidnei, i cili për herë të parë zbuloi inovacionin vitin e kaluar.