Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vezë pule pothuajse 1 000-vjeçare në jug të Tel Avivit.
“Studiuesit e zbuluan vezën e paprekur gjatë gërmimeve në një gropë antike”, njoftoi sot Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
“Edhe në nivelin global, ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë”, tha në një deklaratë Lee Perry Gal i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit dhe një ekspert kryesor për shpendët në botën antike.
“Fatkeqësisht, veza kishte një çarje të vogël, që do të thotë se shumica e lëngut kishte dalë. Vetëm pak përbërje nga e verdha e vezës ishte ende e pranishme, për të pasur një mundësi për analiza të ADN-së në të ardhmen”, shtoi ai.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Veza e pulës daton që nga periudha islamike.
Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne.