Arkeologët izraelitë gjejnë vezë pule 1 000-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arkeologët izraelitë gjejnë vezë pule 1 000-vjeçare

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vezë pule pothuajse 1 000-vjeçare në jug të Tel Avivit.

“Studiuesit e zbuluan vezën e paprekur gjatë gërmimeve në një gropë antike”, njoftoi sot Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

“Edhe në nivelin global, ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë”, tha në një deklaratë Lee Perry Gal i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit dhe një ekspert kryesor për shpendët në botën antike.

“Fatkeqësisht, veza kishte një çarje të vogël, që do të thotë se shumica e lëngut kishte dalë. Vetëm pak përbërje nga e verdha e vezës ishte ende e pranishme, për të pasur një mundësi për analiza të ADN-së në të ardhmen”, shtoi ai.

Advertisement

Veza e pulës daton që nga periudha islamike.

Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy