‘Arka e Noes’ që mbajti gjallë njerëzimin sipas librit të shenjtë, ka frymëzuar së fundmi kompaninë japoneze Boffins TECH që ta rikrijojë atë në formatin e një qyteti lundrues që do të ishte shtëpia e 40 mijë njerëzve, në rast apokalipsi.

Qyteti me bazë sipërfaqen e oqeanit sipas japonezëve do të sigurojë një habitat të mjaftueshëm për njerëzit që do të gjejnë strehë aty.

Zhvilluesit e projektit ‘N-Ark’ pretendojnë se zona e quajtur Dogen City do të ishte elastike dhe do tí mbijetonte një apokalipsi.

Me një perimetër prej 4 km, plani do të ishte që banorët të mund të arrinin në çdo pikë të zonës brenda një ore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një sërë ndërtesash, duke përfshirë një stadium sportiv, janë propozuar dhe pronat do të mund të zhvendosen duke i lundruar ato në një vend tjetër.

Formati është rrethor në dizajn për ta mbrojtur atë nga moti i keq dhe përbëhet nga tre lloje të infrastrukturës.

Këto janë një unazë e banueshme që përmban zonat kryesore të banueshme, një qendër të dhënash nënujore dhe objekte kërkimore mjekësore, dhe struktura fleksibël të unazave të brendshme që mund të lëvizin lirshëm në gjirin e brendshëm.

Udhërrëfyesi i zhvillimit të N-Ark aktualisht parashikon përfundimin e saj në vitin 2030 dhe projektuesit e shohin qytetin si një version të bazuar në det të SpaceX të Elon Musk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";