Apple u jep miliona përdoruesve arsye për të mbajtur iPhonen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

iPhonet mund të jenë telefonat më të njohur në botë, por janë përballur me një pengesë të vjetër qe disa vjet, e të cilën me gjasë më në fund Apple do ta rregullojë.

E vënë re nga “AppleInsider”, Apple-it i është garantuar një patentë e re që tregon se po punon në përkrahjen e shumë përdoruesve për sistemin operativ iOS.

Për përdoruesit që duan të mbajnë të ndarë profilet e tyre të punës dhe të shtëpisë, apo edhe duan t’i shpërndajnë pajisjet me familjarë, kjo nivel ndarjeje dhe privatësie konsiderohet hap i madh – sidomos pasi ka qenë pjesë e pajisjeve Android për shumë vjet.

Sipas “AppleInsider”, patenta përshkruan se kjo vlen për pajisjet mobile dhe kompjuterike dhe një përdorues i pajisjes mund të dalë nga llogaria e tij për të hyrë tjetri, duke mos ia cenuar privatësinë.

Advertisement

Një pajisje mund të ketë disa fjalëkalime të cilat lidhen me përdorues të caktuar, thuhet në patentë, sipas së cilës bëhet e ditur se “para se një përdorues të fitojë qasjen në të dhënat e ruajtura, përdoruesit i duhet të kyçet me sukses përmes ekranit të kyçjes”.

Përdoruesit do të mund t’i ndajnë llogaritë si administratorë, përdorues të zakonshëm e të tjerë, për të mundësuar nivelet e ndryshme të qasjes në sistem.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy