Apple rrit shitjet, kalon për herë të parë shifrën prej 100 miliardë dollarë në një tremujor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Apple ka tejkaluar për herë të parë shifrën e shitjeve prej 100 miliardë dollarë në një tremujor.

Më parë, vetëm gjigandi i supermarketeve Walmart dhe kompania e naftës Exxon Mobil kanë pasur suksese të ngjashme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shitjet e Apple janë rritur në tremujorin e fundit me 21 përqind, krahasuar me një vit më parë. Këto shitje më së shumti janë rritur në kohën e Krishtlindjeve, shkruan Deutsche Welle.

Duket se ndalimi apo kufizimi i lëvizjeve shkaku i pandemisë me koronavirus ka ndikuar dukshëm në rritjen e shitjes së pajisjeve të kompanisë së famshme. Apple ka përfituar edhe nga vendimet e shumë sipërmarrjeve, të cilat kanë kërkuar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

Advertisement

IPhone 12 me aftësi 5G dhe një përzgjedhje më e madhe e modeleve të tjera të Apple ka tërhequr shumë klientë, por janë shitur shumë edhe kompjuterët Mac dhe iPad. Rritjes dhe fitimeve u kanë kontribuar shumë edhe shërbimet e ofruara përmes internetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy