Apple më në fund ka caktuar datën e eventit të shumëpritur të vitit ku do të prezantojë telefonin më të ri iPhone.
Pajisja e re që sipas zërave do të ketë të përfshirë dhe rrjetin 5G pritet të prezantohet përpara gjithë botës, më 13 tetor.
Zakonisht, Apple e prezanton Iphone-in e ri në shtator, por kompania u përball me vonesa këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila mbylli fabrikat në Kinë.
Eventi është quajtur “Hi, Speed” dhe gjatë tij do të prezantohen dhe disa produkte të reja të kompanisë.
Advertisement