549 dollarë është çmimi i kufjeve të gjeneratës së ardhshme. Kështu ka lajmëruar “Apple” të martën teksa ka lansuar “AirPods Max”.
Kompania ka zbuluar se “AirPods” të rinj do të kenë deri në 20 orë jetëgjatësi të baterisë. Gjithashtu ka shtuar se pret që të dërgojë produktin të martën e ardhshme.
Modelet e reja “AirPods” do të konkurrojnë me kufje të niveleve të larta të tilla si “Bose’s Noise Canceling” 700 njësi, të cilat shiten me pakicë për 340 dollarë.
Madje kufjet “AirPods Max” kanë çmime më të larta se modelet e nivelit fillestar të “Apple” si të “iPhone” dhe “iPad”.
Kompania gjithashtu tha të martën se çmimi për modelin e saj bazë “AirPods” dhe modelin “AirPods Pro” do të mbetet i njëjtë me 159 dollarë dhe 249 dollarë, respektivisht.
Nga ana tjetër, rezultatet e tremujorit të fundit të kompanisë treguan një rritje të shitjeve në njësinë e aksesorëve të saj. Për vitin 2020, shitjet e aksesorëve u rritën me 16% në 53.8 miliardë dollarë, ndërsa shitjet e “iPhone” u ulën me 3% në 137.8 miliardë dollarë.