Apple ka nxjerrë në shitje kufjet e reja të AirPods Max, me vlerë 550 dollarë, duke i bërë më të shtrenjta sesa Xboxi i ri apo PlayStation i ri.
Sipas publikimit në What Hifi, kufjet e ngjashme pa kabllo që anulojnë zhurmën, të prodhuara nga Sony apo Sennheiser, shiten me pakicë për afro 350 dollarë.
Çmimi i lartë ka ngritur shumë pyetje për vlerën e produktit.
Kufjet pa kabllo dhe që anulojnë zhurmën, sipas Applet, kombinojnë dizajnin akustik, çipat H1 dhe softuer të avancuar për të ofruar “përvojën përfundimtare të dëgjimit”.
Advertisement