Mediat amerikane raportojnë se gjigandi i teknologjisë Apple është tashmë e para kompani në Shtetet e Bashkuara që vlerësohet në bursa në shifrën rekord të 2 trilionë dollarëve.
Kjo rritje e madhe e kompanisë vjen vetëm 2 vite më pas kur ajo u vlerësua si e para në botë që arrin vlerën e i trilion dollarëve.
Aksionet e saj arritën çmimin e 467.77 dollarëve në mesditën e së mërkurës duke e çuar vlerësimin total në mbi 2 trilionë dollarë.
Kompania tjetër në botë që vlerësohej në këto shifra ishte ajo e naftës Aramco që mbështetet nga qeveria saudite, por aksionet e saj kanë pësuar rënie dhe tashmë ajo kuotohet në çmimin 1.8 trilionë dollarë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";