Aksionet e Apple ka rënë për 4 për qind pas prezantimit të iPhone 12 të ri gjatë mbrëmjes së djeshme.

Modelet e reja të telefonave janë zbuluar gjatë një ngjarje virtuale nga Apple Event në Kaliforni dje në mbrëmje, nga ku shefi i saj, Tim Cook i ka quajtur ata si “gjenerata e ardhshme” e këtij brendi.

Por përderisa Apple ishte duke shijuar “momentin e rëndësishëm” ku prezantuan jo vetëm pajisjet e reja të tyre por gjithashtu edhe tiparin e ri, 5G për iPhone, në bursë nuk ishin edhe aq të lumtur, transmeton KOHA.

Sipas Markets Insider, aksionet e Apple tregtoheshin me “humbje të madhe ditore” vetëm për shkak të prezantimit të pajisjeve të reja e deri bursa u mbyll, Apple humbi 81 miliardë dollarë vlerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë persona kanë komentuar për iPhonat e rinj të Apple, duke i quajtur ata “iPhone 5”, pasi ngjajnë shumë në dizajnë.