Një firmë kineze e inteligjencës artificiale ka ngritur padi ndaj Applet, me pretendimin e shkeljes së patentës që përfshinte ndihmën zanore “Siri”.
Shanghai Zhizhen – po ashtu i njohur si Xiao – po kërkon 1.43 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Apple. Po ashtu kërkon që firma të ndalojë shitjen e projekteve në Kinë që shkelin patentën, që nënkupton shumica e iPhonëve, iPadëve dhe Macs të mos jenë në dispozicion në tregun e dytë më të madh të Applet.
“Si person i teknologjisë, kam shumë respekt për Applen, produktet e të cilës kompani dhe shërbimet sjellin shumë vlerë dhe përvojë në botë. Por konsumatorët paguajnë për çdo produkt të Applet. Në këmbim, Apple duhet të respektojë inovacionin. Përdorin patentat tona, duhet të paguajnë shumë të konsiderueshme”, ka thënë shefi ekzekutiv i Xiao-s, Yuan Hui, transmeton “The Next Web”.
Padia është pjesë e një beteje ligjore afro një dekadë mes dy kompanive, që ka filluar pak kohë pasi që “Siri” i ishte shtuar iPhonëve në vitin 2011. Shanghai Zhizhen thotë se me atë ndihmë zanore dhe mënyrën se si aplikohet Apple ka shkelur patentimin që kompania kineze e ka bërë në vitin 2009.