Apple ka fshirë nga dyqani i vet i aplikacioneve, “App Store”, llogarinë e kompanisë së videolojërave “Epic Games”, pas përplasjeve për pagesat e lojës “Fortnite”.
Apple tashmë ka fshirë “Fortniten” nga dyqani, pasi zhvilluesi i saj implementoi një sistem të brendshëm pagesash që anashkalonte tarifën standarde të Apple prej 30 për qind.
Epic thotë se tarifa është e padrejtë.
Kjo kompani ka akuzuar Apple-in për fshirjen e “Fortnite” nga App Store, raporton BBC.
Advertisement
“Jemi të zhgënjyer për ndërprerjen e llogarisë së Epic Games në App Store”, ka thënë Apple në një deklaratë, transmeton KOHA.
Ky pezullim i llogarisë, do të thotë se Epic nuk do të mund të zhvillojë më aplikacione për iPhone dhe iPad.