Anija kozmike e SpaceX bën historinë, “privati” i parë që kthen astronautët në Tokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anija kozmike e SpaceX bën historinë, “privati” i parë që kthen astronautët në Tokë

Një ditë e rëndësishme për fluturimet në hapësirë është shënuar sot, me rikthimin në Tokë të dy astronautëve të NASA Robert Behniken dhe Douglas Hurley me anijen Crew Dragon e kompanisë Space X, pas një misioni dy-mujor që shënon rikthimin e Shteteve të Bashkuara në garën me Rusinë në këtë fushë.

Anija kozmike Crew Dragon e kompanisë Space X

Astronautët janë ulur në Gulfin e Meksikës, dhe po transportohen tani nga forcat e shumta që po i prisnin. Gjithçka shkoi mirë, përtej frikës për motin e keq të shkaktuar në zonë nga stuhia tropikale Isaiah.

Good splashdown of Dragon confirmed! Welcome back to Earth, @AstroBehnken and @Astro_Doug! pic.twitter.com/0vAS3CcK9P

— SpaceX (@SpaceX) August 2, 2020

Advertisement

Ngjarja ka rëndësi historike sepse shënon rikthimin e një misioni hapësinor që niset dhe rikthehet nga Shtetet e Bashkuara qysh nga viti 2011, kur NASA braktisi misionet Shuttle. Nga ai moment SHBA duhet t’i kërkonte Rusisë transportin e astronautëve të saj në hapësirë.

Por rëndësi ka edhe “basti” i fituar pikërisht nga NASA për marrëveshjet me kompanitë private, e filluar në 2010, dhe që shihej si diçka e dyshimtë.

Webcast of Crew Dragon’s return to Earth from the @space_station with @AstroBehnken and @Astro_Doughttps://t.co/bJFjLCzWdK https://t.co/xZmI41Zw5S

— SpaceX (@SpaceX) August 1, 2020

Advertisement

NASA kishte dhënë grante për 4.2 miliardë dollarë gjigantit Boeing për programin Starliner, që pati disa vështirësi, dhe 2.6 miliardë kompanisë Space X të Elon Musk, dhe pikërisht ky i fundit arrin të përmbyllë i pari një mision të tillë, që parashikon rikthimin e pilotëve, për t’i lënë rrugën misioneve gjithmonë më të ndërlikuara dhe ambicioze nga sipërmarrësi afrikano-jugor.

Lexo edhe:
Elon Musk: Për 7 vjet shkoj në Mars, me siguri do të vdes atje

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy