Autoritetet kineze kanë njoftuar të dielën se anija kozmike “Change-5” ka hyrë me sukses në orbitën hënore dhe po përgatitet të ulet si pjesë e një misioni historik në satelitin natyror të Tokës.

Agjencia Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA) theksoi se anija robotike hyri në orbitën e Hënës pas 112 orësh fluturimi dhe uli shpejtësinë e saj pa ndonjë problem, i cili është hapi i parë në përgatitjen për ulje.

“Priten disa manovra të tjera para se të ulet në sipërfaqen e Hënës”, thuhet në deklaratë.

Anija kozmike përbëhet nga katër module, duke përfshirë një modul për hyrjen në orbitën e Hënës, një modul uljeje, një SUV robotik dhe një modul për ngritjen nga Hëna.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Plani është që roboti të gërmojë gati dy metra nën sipërfaqe dhe të sjellë afërsisht dy kilogramë gurë nga Hëna në Tokë.

Anija kozmike është planifikuar të kthehet në Kinë pas 23 ditësh, konkretisht në mes të dhjetorit.

Kina do të hyjë kështu në shoqërinë e SHBA-së dhe Rusisë, të cilat arritën të realizonin misionet e sjelljes së mostrave nga Hëna, dhe kjo do të ishte sfida e parë e tillë që nga vitet 1970 të shekullit të kaluar. A2news

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";