Anija kozmike “Tianwen-1” e Kinës ka hyrë me sukses në orbitën e Marsit, njoftoi sot transmetuesi shtetëror CCTV, që e bën atë të dytin nga tre misionet hapësinore, që kanë mbërritur në planetin e kuq këtë muaj.
Anija kozmike 5-tonëshe, emri i së cilës përkthehet “Pyetjet Qiellore”, synon të eksplorojë mjedisin marsian dhe të kërkojë shenja jete në fqinjin e Tokës.
“Tianwen-1” pritet të orbitojë Marsin edhe për dy ose tre muaj, para se të provojë uljen e rrezikshme në të.
Të martën, Emiratet e Bashkuara Arabe futën me sukses sondën e tyre hapësinore në orbitën e Marsit, ndërsa “Rover” i fundit i NASA-s, agjencisë hapësinore amerikane, pritet më vonë këtë muaj.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";