Më shumë se 2000 shitës online kanë nënshkruar një mocion mosbesimi kundër Amazon-it, në Indi, me akuzat se kompania po favorizon disa shitës, të cilët me uljet e çmimeve online, i largojnë shitësit vendorë dhe të pavarur nga ky biznes, u tha në dosjen zyrtare të kompanisë.

Kjo çështje është një sfidë e re për Amazon-in në Indi, ku ka shpenzuar 6.5 milionë dollarë në investim, por akoma po përballet me mjedis të pakontrolluar.

Në janar, Komisioni i Konkurrencës në Indi (CCI), ka urdhëruar një hetim për Amazon-in dhe kundërshtarin e tij Flipkart, pronar i të cilave është Walmart, me akuzat se po e shkelin ligjin e konkurrencës dhe disa praktika të uljeve të çmimeve, të cilat Amazon i përmban, thuhet në dosjen e gjykatës, raporton Reuters.

Amazoni nuk i është përgjigjur akoma këtyre akuzave. Por, më herët ka thënë se ai i është përshtatur ligjeve indiane dhe i trajton të gjithë shitësit në mënyrë të barabartë në platformën e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për dallim nga çështjet tjera gjyqësore, detajet e dosjet e shikuara nga Komisioni i Konkurrencës në Indi (CCI), nuk janë bërë publike. Në javët e ardhshme CCI do ta rishikojë çështjen dhe do të vendosë nëse do ta vazhdojë hetimin më të gjerë, apo do ta hedhë poshtë atë.