Amazoni ka thënë se nuk do të shesë libra që e paraqesin identitetin gjinor apo orientimin seksual si sëmundje mendore.
“Ne rezervojmë të drejtën të mos shesim përmbajtje të caktuara”, tha kompania në një letër për Kongresin e SHBA-së.
Gjiganti i shitjes është përgjigjur ndaja senatorëve republikanë të cilët kishin pyetur pse kishte hequr një libër nga të gjitha platformat e saj të një autori konservativ.
Muajin e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar ligjin që ndalon diskriminimin ndaj komunitetit LGBT, shkruan BBC.
Advertisement
Amazoni ka hequr librin “When Harry Became Sally” të Ryan Anderson i publikuar më 2018, nga dyqanet e saja në internet, e-book dhe platformat e librave audio, muajin e kaluar.