Gjiganti i shitjeve online me pakicë Amazon do t’i hapë 7000 vende të reja pune në Britani këtë vit, pas rritjes së shitjeve gjatë periudhës së mbylljes shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan BBC.

Amazoni ka njoftuar se ka shtuar tashmë 3000 vende pune këtë vit, por deri në fund të vitit do të shtojë edhe 7000 tjerë. Kjo do ta çojë shifrën totale të forcës punëtore të Amazonit në Britani në më tepër se 40 mijë.

Biznesi, që ka thënë se vendet e reja pune do të paguhen një minimum prej 9.50 funte në orë, po ashtu është duke kërkuar edhe 20 mijë punëtorë sezonal për periudhën festive.

Kompania është përballur me kritika në të kaluarën nga sindikatat për mënyrën se si trajton stafin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Derisa shumë biznese janë mbyllur këtë vit shkaku i pandemisë, shitjet në internet kanë përjetuar rritje dhe nga kjo kanë përfituar kompani si Amazoni.