Amazon, Google dhe Wish i kanë hequr produktet neo-Naziste dhe të supremacistëve të bardhë që po shiteshin në platformat e tyre pas një hetimi nga BBC.

Flamujt e supemacistëve të bardhe, libra neo-Naziste dhe produkte tjera nga Ku Klux Klan ishin për shitje në këto faqe.

Pastaj algoritmet në Amazon dhe Wish rekomandonin më tej produkte tjera të supremacistëve të bardhë.

Oren Segal nga Liga Kundër Shpifjeve (ADL) që është organizatë kundër urrejtjes, tha se kompanitë duhet të “kontrollojnë vazhdimisht algoritmet e tyre”.,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një nga gjërat që po shitej në Amazon ishte flamuri i Supremacistëve të Bardhë me Kryqin Kelt.

Një blerës kishte komentuar në qershor, duke thënë : “Ky është një flamur neo-Nazist. Amazoni nuk duhet të përfitojë nga këto gjëra”.

Sidoqoftë, një tjetër blerës tha se flamuri “do të përdoret shumë mirë nëpër parada” dhe e falënderoi Amazonin.

Produkte tjera në Amazon përfshinin flamurin me ylber të djegur, flamur që përndryshe përdoret nga komuniteti LGBT.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe kompania për shitje online Wish hoqi produkte me tema të Ku Klux Klan, pasi që u kontaktua nga BBC.

Pos faqes me vizatime KKK, Wish sugjeroi edhe “produkte të ngjashme” që përfshinin kapuçin e KKK dhe Kryqin Kelt, transmeton KOHA.

Prodhime që kishin të bëjnë edhe me grupin Bogaloo u gjetën në shitje në Amazon, Google dhe Wish.

Grupi Bogaloo është një grup i së djathtës ekstreme militante dhe disa njerëz te lidhur me këtë grup në SHBA janë akuzuar për terrorizëm dhe vrasje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që të tri kompanitë hoqën këto prodhime nga shtija pas hulumtimit nga BBC.