Akuzat për sulme kibernetike, Kina mohon pretendimet për shënjestrimin e Microsoft

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kina mohon akuzat se ka kryer një sulm të madh kibernetik kundër gjigandit të teknologjisë, Mikrosoft.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore lëshuan akuza të drejtëpërdrejta ndaj qeverisë së Pekinit se ka hakuar një platformë të postës elektronike që përdoret gjerësisht nga kompanitë në mbarë botën.

Ata theksuan se ishte pjesë e një sjellje të gjerë që kërcënonte sigurinë globale. Kina thotë se kundërshton çdo formë të krimit kibernetik dhe i ka quajtur pretendimet kundër saj si të fabrikuara. Sistemi Exchange i Microsoft fuqizon e-mailin e korporatave të mëdha, bizneseve të vogla dhe organeve publike në të gjithë botën.

Sulmi kibernetik preku të paktën 30 mije organizata. Microsoft ka fajësuar një grup kinez të spiunazhit kibernetik për shfrytëzimin e një dobësie në Microsoft Exchange, i cili lejoi hakerat të aksesonin në distancë kutitë e postës elektronike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy