Administrata e Trumpit planifikon masa të rrepta ndaj teknologjive kineze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka treguar se çfarë hapa ai dëshiron që kompanitë amerikane të marrin për t’u përballur me “aplikacionet të pabesa kineze”.

Hapat shkojnë dukshëm përtej insistimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të shtyrë shitjen e TikTok-ut te një firmë amerikane.

Pompeo thotë se aplikacionet si TikTok dhe WeChat përbëjnë “rrezik të madh për të dhënat personale të qytetarëve amerikanë”.

Njoftimet e të mërkurës paraqesin një prishje tjetër të marrëdhënieve mes Washingtonit e Pekinit.

Advertisement

Qeveria e SHBA-së thotë se këto aplikacione marrin të dhënat e qytetarëve amerikanë dhe mund të përdoren nga Partia Komuniste Kineze, gjë të cilën Pekini e ka mohuar.

Një nga hapat e mëdhenj që duhet marrë është largimi aplikacioneve “jo të sigurta” kineze nga tregjet e aplikacioneve në SHBA.

Së bashku me gjigantin kinez të telekomit Hua]ei, TikTok ka qenë në shënjestër të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Por masat tash janë zgjeruar më tepër dhe përfshijnë edhe gjigantët e teknologjisë si Alibaba, Baid e Tencen, që janë prezente në SHBA.

Advertisement

Pompeo ka vendosur një plan prej pesë pikave për të ruajtur asetet e Amerikës, që përfshinë:

– Të sigurohet se “transportuesit e pabesë të Kinës” të mos jenë të lidhur me rrjetet e telekomunikacionit në SHBA.

– Të largohen aplikacionet “të pabesa” nga shitoret e aplikacioneve në SHBA.

– Të ndalohen prodhuesit “të pabesë” kinezë të smartfonëve nga parainstallimi apo të vënë në dispozicion për shkarkim, aplikacionet më të popullarizuara kineze.

Advertisement

– Të parandalohet që informatat e ndjeshme të qytetarëve amerikanë dhe prona intelektuale e kompanive të ruhen dhe të kenë qasje nga shërbimet kineze.

– Të sigurohet që lidhjet kabllore nëndetare që e lidhin SHBAnë me internetin global të mos kompromentohen për mbledhjen e intelegjencës nga Kina.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy