Një 9-vjeçar ka arritur të fitojë gati 30 milion dollarë nga Youtube gjatë vitit 2019.  Ryan Kaji, nga Teksasi, fitoi 29.5 milionë Dolarrë nga kanali i tij në YouTube “Ryan World” , nga video dhe reklamat.

Po ashtu pasuria e tij llogaritet deri në 200 milionë dollarë, pasi zorëson dhe një linjë veshjesh dhe lodrash për fëmijë.

Kaji arrin të fitojë miliona dhe një kontratë e nënshkuar me televizionin Nickelodeon. Ai konsiderohet si një ndikues në mediat sociale, pasi që prej vitit 2015 prodhon video në Youtube.

Historia e tij nisi krejt rastësisht kur ishte 5 vjeç teksa shikonte fëmijë të tjerë që bënin video dhe reklamonin produkte në internet. Ai i kërkoi prindërve të tij të bënte të njëjtën gjë dhe tani konsiderohet si njëriu që ka fituar më shumë nga Youtube brenda një viti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanali i tij i Yuotube ka mbi 41.7 milionë abonentë dhe 12.2 miliardë shikime. Videoja më e klikuar e realizuar prej tij ka më shumë se 2 miliard shikime, duke e bërë atë një nga 60 videot më të klikuara ndonjëherë në YouTube.