Gjigandët amerikanë të teknologjisë janë varfëruar përgjatë vitit 2022. Llogaritë e të mëdhenjve të Sillicon Valley i ka bërë “Washington Post”, që raporton se humbjet shkojnë deri në 433 miliardë dollarë. Humbësi më i madh është Elon Mask, me vlerën e kompanisë Tesla në bursa që ra me 132 miliardë dollarë.
I dyti në listë qëndron themeluesi i Amazon, Xhef Bezos. Humbja e tij llogaritet në 84 miliardë dollarë, me titujt e kompanisë së tij që humbën gjysmën e vlerës në bursa. Edhe themeluesi i Facebook, Mark Zukerberg, ka humbur 80 miliardë dollarë.
Më të varfër janë bërë edhe dy themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergej Brin, të cilëve u janë “zhdukur” thuajse 88 miliardë dollarë. Humbje ka pësuar dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili numëron 28 miliardë dollarë më pak nga “xhepi” i tij.