2011 ES4, asteroidi që do të “përshëndesë” Tokën nga një distancë e afërt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
2011 ES4, asteroidi që do të “përshëndesë” Tokën nga një distancë e afërt

Asteroidi 2011 ES4 ka një diametër prej rreth 30 metrash dhe do të lëvizë sot përmes sistemit Tokë-Hënë rreth 120 000 kilometra larg planetit tonë, por pa rrezik përplasjeje.

“Nuk është një asteroid potencialisht i rrezikshëm, sepse është shumë i vogël për të qenë i tillë”, tha astrofizikanti Gianluca Masi, kreu i “Virtual Telescope”.

“Asteroidi 2011 ES4 është në gjendje të afrohet aq sa do të ishte e mjaftueshme për të merituar atë titull, por madhësia e vlerësuar për të është midis 22 dhe 49 metra dhe është e nevojshme të ketë madhësinë e të paktën 140 metrave, që t’i përkasë kategorisë së asteroideve potencialisht të rrezikshëm”, shtoi astrofizikanti.

Asteroidi u zbulua më 2 mars 2011 nga projekti “Mount Lemmon Survey” i Universitetit të Arizonës dhe që atëherë nuk është parë më, sepse orbita e tij nuk e ka rivendosur më në kushte të favorshme për t’u parë.

Advertisement

Parashikimet në lidhje me kalimin tjetër bazohen në një orbitë, që dihet me një pasiguri të konsiderueshme dhe sipas NASA-s pritet të kalojë më 1 shtator, me një gabim prej pak a shumë tetë ditësh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy