
Më datë 21.03.2025 në ora 16:05 në MPB- Strugë është raportuar se në një objekt kolektiv në rrugën “Partizanska” në Strugë ka shpërthyer zjarri nga i cili janë dëmtuar disa banesa. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Struga. Ekipet e policisë kanë kontrolluar vendin.