Prerjet ilegale të drunjëve po “masakrojnë” malin Jabllanicë. Nga 60 kamionë të ngarkuar çdo ditë kalojnë nëpër fshatin Vishnjë të Strugës. E njëjta situatë është edhe në Ladorishtë. Banorët janë mbledhur për të shprehur shqetësimin dhe për të kërkuar ndihmë nga autoritetet.

Ata janë kundër prerjeve të pakontrolluara të Jabllanicës. Thonë se po u shkatërrohet mali dhe druajnë se fshatrat rrezikohen nga katastrofat e mundshme natyrore.

Përveç asaj kampionët po ua shkatërrojnë edhe rrugët.

 “Në ditë kalojnë rreth 60 kamionë të ngarkuar me dru për djegie. Deri më tani nuk ndërmerret asnjë aktivitet edhe përkundër kërkesave tona, ne jemi drejtuar të gjitha organeve kompetente që të gjejmë zgjidhje sepse jemi të rrezikuar me transportin e drunjëve që barten me kamion të mëdhenjtë na i dëmtojnë rrugët, çdo vite i mbulojmë gropat”- deklaroi Cvetozar Risteski- kryetar I BL Vishnjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Po nxirren leje për prerje nga njerëz privat, prej të cilëve një numër i madh ajnë të vdekur dhe me lejet e njëjta po priten drunjtë në parcelat e shtetit”- tha Nikolla Kutanoski-banor.

Me të njëjtin problem gati 10 vite po ballafaqohet edhe Ladorishta.

 “Nê Ladorisht tanimë disa vite por priten drunjtë në mal dhe këtë problem e ka edhe Vishnja , po priten drunjtë edhe privatisht edhe me koncesion, unë tanimë 10 vite po luftoj me këtë problem”- pohoi Xhevdet Dauti – kryetar i BL Ladorishtë.

Banorët e fshatrave  vazhdimisht kanë njoftuar policinë pyjore dhe inspektoratin që të marrin masa për ndalimin e prerjeve ilegale në Jabllanicë, por deri tani  nuk është ndërmarrë asgjë./TV21

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Xhevdet Dauti: Në Ladorisht disa vite por priten drunjtë në mal, 10 vite po luftoj me këtë problem (VIDEO) appeared first on Struga Ekspres.