
“Artim Pollozhani e kthen Flamurtarin në Superligë!
Pas 5 vitesh mungesë, Flamurtari i Vlorës rikthehet aty ku e ka vendin, në Superligën e Shqipërisë! Ekipi kuqezi ka siguruar matematikisht inkuadrimin në elitën e futbollit shqiptar pas fitores me rezultat minimal 1:0 në transfertë ndaj Vorës.
Ky sukses mban vulën e Artim Pollozhanit, i cili me këtë arritje kompleton një cikël të plotë me Flamurtarin. Në të kaluarën ai ishte futbollist i këtij klubi, më vonë drejtor sportiv, ndërsa tani, si trajner, e kthen skuadrën në shoqërinë e më të mirëve.
Flamurtari është rikthyer dhe me Pollozhanin në krye, synimet janë edhe më të mëdha! Natyrisht pritet të shihet nëse palët do të zgjasin bashkëpunimin.
Burimi: Sportmania
Advertisement