Strugani Shaban Murtishi bëhet magjistër i Edukimit në një nga kolegjet më të njohura në SHBA, me sukses të shkëlqyer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strugani Shaban Murtishi bëhet magjistër  i Edukimit në një nga kolegjet më të njohura në SHBA, me sukses të shkëlqyer

Me kënaqësi ndaj me ju këtë arritje të rëndësishme! Strugani Shaban Murtishi bëhet magjistër  i Edukimit në një nga kolegjet më të njohura në SHBA, me sukses të shkëlqyer

Sapo përfundova studimet për Master of Education in Curriculum and Instruction në Oklahoma Christian University! Ky ka qenë një rrugëtim plot sfida, por edhe plot mundësi për rritje profesionale dhe personale.

Një falënderim i veçantë për të gjithë kolegët e mi në North End Middle School, të cilët më ndihmuan me bashkëpunimin e tyre gjatë regjistrimit të videove për evidencat e klasave. Mbështetja dhe angazhimi juaj e bënë këtë proces shumë më të lehtë dhe më të suksesshëm.

Jam krenar për këtë arritje dhe mezi pres të vazhdoj të jap kontributin tim në edukim! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! 🙌🎉

Advertisement

Shaban Murtishi

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy