Qyteti i Strugës është mbërthyer nga pikëllimi. I përfshirë në një aksident të rëndë, rreth një javë më parë, sot, 6 mars, ka ndërruar jetë Nuri Hajdari.

Nuriu ishte muzikant i njohur me një shpirt të madh prej artisti por dhe një nga figurat emblematike të qytetit të Strugës. Në postimet në rrjetet sociale shprehet dhimbje dhe trishtim i madh nga dhjetra qytetar të Strugës e më gjerë. Largimi tij konsiderohet si një humbje e madhe për qytetin e Drinit të Zi.

“Njeriu me buzëqeshje të përhershme”, “Njeriu pozitiv dhe gjithmonë i qeshur”, “Një boshllëk i madh për qytetin”, “Do të kujtojmë përherë për kohën e bukur që na ke dhuruar”, janë disa nga dhjetra postimet.

Nuri Hajdari u përfshi në aksident të rëndë në rrugën Strugë -Dibër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai është i martuar dha baba i tre fëmijëve, dy djem dhe nje vajzë.