
Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson aktin shumë human dhe shembullor të Klubit Alpin Bjeshkatar-Struga, shkruan Struga Ekspres.
Pendarovski gjithashtu vlersoi Nderim Pollozhanin se njê nga iniciatorët e aksionit pêr pastrimin e bregut të liqenit të Ohrit.
“Vetëm përmes shembullit personal do të rrisim ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë e publikut për të ruajtur natyrën dhe për të kontribuar për një mjedis ekologjikisht më të pastër.
Mbështetje për aktivistët dhe vullnetarët e Strugës që organizojnë aksione mjedisore për pastrimin e brigjeve të liqenit të Ohrit.
Nderim Polozhani, iniciator i aksionit dhe kryetar i klubit alpin bjeshkatar “KAB” nga Struga, shpreson se iniciativa e tyre qytetare do të inkurajojë pushtetin lokal që t’i mbështesë në aktivitetet e tyre të radhës.”, shkruan Pendarovski.
(Struga Ekspres)
The post Stevo Pendarovski vlerson lartë aktivistin Nderim Pollozhani dhe “KAB” për pastrimin e bregut të liqenit (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.